Artikuj

Shëndeti juaj është prioriteti ynë!

PROLIZIP 250 MG/5ML

PLUHUR PER PEZULLI ORALE

CEFPROZIL 

GRUPI FARMAKOTERAPEUTIK

Agjent antibakterial për përdorim sistemik që i pwrket klasës së cefalosporinave.

 

Ø  INDIKIMET TERAPEUTIKE

PROLIZIP indikohet për trajtimin e infeksioneve të mëposhtme te mbështetur nga bakteret e ndjeshme:

·         Infeksionet e rrugëve të sipërme ajrore duke përfshirë faringit, tonsilit, sinusit dhe otitis media;

·         Infeksionet e rrugëve të poshtme ajrore duke përfshirë bronkitin dhe pneumoninë;

·         Infeksionet e lëkurës;

·         Infeksionet e pakomplikuara të traktit urinar duke përfshirë cistitet;

 

Ø  DOZIMI DHE MËNYRA E ADMINISTRIMIT

PROLIZIP mund të administrohet në mënyrë të pavarur nga marrja e ushqimit, e cila nuk ndikon në përthithje.

Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç:

·         Infeksionet e rrugëve të sipërme ajrore: 500 mg çdo 24 orë.

·         Sinuzit: 250 mg çdo 12 orë.

·         Infeksionet e rrugëve te poshtme te frymëmarrjes: 500 mg çdo 12 orë.

·         Infeksionet e pakomplikuara te traktit urinar:500 mg çdo 24 orë.

·         Lëkura dhe infeksionet e lidhura me të:

Të buta/të moderuara: 500 mg çdo 24 orë në 1 ose 2 doza

Të rënda : 500 mg çdo 12 orë

 

Fëmijët midis 6 muaj dhe 12 vjeç:

Infeksione të rrugëve të sipërme ajrore:

-Faringit dhe tonsilit: 20 mg/kg çdo 24 ore ose 7.5 mg/kg çdo 12 orë

-Otitis media :15 mg/kg çdo 12 orë

Rreth Tresi Farm

Tresi Farm sh.pk u profilizua si shpërndarës kryesor farmaceutik që ka në fokus importimin, marketingun dhe shpërndarjen e produkteve që gëzojnë të drejta ekskluzive nga kontratat e nënshkruara me partnerët jashtë Republikës së Shqipërisë.

Artikujt e fundit

06 Janar 2022
06 Janar 2022
06 Janar 2022
©2024 Tresi Farm. All Rights Reserved.

Search