Artikuj

Shëndeti juaj është prioriteti ynë!

PANTOFIR 40 MG

14 TABLETA GASTRO-REZISTENTE

PANTOPRAZOL

Ø  Çfarë janë tabletat gastro-rezistente Pantofir 40 mg dhe për çfarë përdoren

Lënda aktive në PANTOFIR është PANTOPRAZOLI.

PANTOFIR (pantoprazol) është një "frenues selektiv i pompës protonike", një bar që zvogëlon sasinë e acidit të prodhuar në stomak.

PANTOFIR përdoret për:

Të rriturit dhe adoleshentët e moshës 12 vjeç e lart:

- Refluks ezofageal, inflamacion i ezofagut shoqëruar me kthim të acidit gastrik.

Të rriturit:

- Trajtimi i infeksionit të shkaktuar nga një bakter i quajtur Helicobacter pylori në pacientë me ulçerë duodenale dhe ulçerë gastrike, në kombinim me dy antibiotikë (terapi e çrrënjosjes). Qëllimi është eliminimi i bakterit në mënyrë që të zvogëlohet mundësia e rikthimit të këtyre ulcerave.

- ulçera gastrike dhe duodenale.

- Sindroma Zollinger-Ellison dhe gjendje të tjera në të cilat prodhohet sasi e madhe acidi në stomak.

Ø  2. Si të merrni tabletat gastro-rezistente Pantofir 40 mg

Të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç:

Për trajtimin e refluksit ezofageal:

Doza e zakonshme është 1 tabletë ne ditë.Doza mund te rritet deri në 2 tableta në ditë. Periudha e trajtimit për refluksin ezofageal është zakonisht midis 4 dhe 8 javësh.

Të rriturit:

Për trajtimin e infeksionit me një bakter të quajtur Helicobacter pylori në pacientët me ulçerë duodenale dhe ulçerë gastrike, në kombinim me dy antibiotikë (terapi çrrënjosje):

1 tabletë e PANTOFIR së bashku me dy tableta të antibiotikut midis amoksicilinës, klaritromicinës dhe metronidazolit (ose tinidazolit), dy herë në ditë.

Merrni tabletën e parë të PANTOFIR 1 orë para mëngjesit dhe tabletën e dytë të PANTOFIR 1 orë para vaktit të mbrëmjes.

Periudha e zakonshme e trajtimit është një deri në dy javë.

·  Për trajtimin e ulçerave gastrike dhe duodenale:

Doza e zakonshme është një tabletë në ditë, e cila edhe mund te dyfishohet.Periudha e trajtimit për ulcerat e stomakut është zakonisht midis 4 dhe 8 javësh. Periudha e trajtimit për ulcerat duodenale është zakonisht midis 2 dhe 4 javësh.

Për trajtimin afatgjatë të sindromës Zollinger-Ellison dhe kushteve të tjera në të cilat prodhohet sasi e madhe acid në stomak:

 

Doza fillestare e rekomanduar është zakonisht dy tableta në ditë.

Rreth Tresi Farm

Tresi Farm sh.pk u profilizua si shpërndarës kryesor farmaceutik që ka në fokus importimin, marketingun dhe shpërndarjen e produkteve që gëzojnë të drejta ekskluzive nga kontratat e nënshkruara me partnerët jashtë Republikës së Shqipërisë.

Artikujt e fundit

06 Janar 2022
06 Janar 2022
06 Janar 2022
©2024 Tresi Farm. All Rights Reserved.

Search