Rreth nesh

Shëndeti juaj është prioriteti ynë!

Tresi Farm sh.pk ka nisur aktivitetin e tij ne Nentor 2010, regjistruar nga Qendra Kombetare e Regjistrimit ne Maj 2009, ne Shqiperi.

Tresi Farm sh.pk u profilizua si shpërndarës kryesor farmaceutik që ka në fokus importimin, marketingun dhe shpërndarjen e produkteve që gëzojnë të drejta ekskluzive nga kontratat e nënshkruara me partnerët jashtë Republikës së Shqipërisë.

Ne veprojme në të gjithë territorin e Shqipërisë me një ritëm gjithnjë në rritje. Ne ndihmojmë farmacite, klinikat mjekesore dhe qendrat shëndetësore publike të përqëndrohen në kujdesin e pacientit, duke rritur efikasitetin dhe duke përmirësuar cilësinë. Dhe ne e realizojme gjithçka me nje theks të lartë mbi sigurinë, përgjegjësinë dhe integritetin e produktit.

Specialitetet mjekësore ku promovojmë dhe tregojmë:

Pediatri, Sëmundje Pulmonare, Sëmundje Infektive, Kirurgji E Përgjithshme, Urologji, Ortopedi, Nefrologji, Oftalmologji, Obstetrikë dhe Gjinekologji, Alergologji dhe Imunologji etj.

Ne mbështesim standardet më të larta etike në çdo nivel të zinxhirit të furnizimit, sepse e njohim rëndësinë e çdo produkti që ofrojmë.

Image

NE BESOJME SE ZEMRA E KUJDESIT SHENDETESOR ESHTE SHERBIMI NDAJ TE TJEREVE.

Ne synojmë zgjerimin rajonal dhe të bëhemi udhëheqës te rrjetit farmaceutik . Ne jemi entuziastë në fushat e zhvillimit të produkteve dhe shërbimeve tona që janë vlerë e rendesishme  për shoqërinë tonë.

Image

NE VAZHDOJME TE PERMIRESOHEMI NE TREG DUKE U PLOTESUAR ME PRODUKTE TE REJA ,ME CILESINE DHE EFEKTSHMERINE ME TE LARTE.

Ne ofrojmë produkte farmaceutike të besueshme dhe me cilësi të lartë që plotësojnë kërkesat e klientëve tanë dhe tejkalojnë pritshmerite e tyre. Ekipi yne punon gjate gjithe kohes për të ndihmuar më shumë se 900 farmaci, spitale, klinika dhe ofruesit e tjerë të kujdesit shëndetësor anembanë vendit të jene të pajisur me medikamente dhe produkte që pacientët kanë nevojë çdo ditë.

Kapacitetet tona të shperndarjes përfshijnë format e mëposhtme:

  • forma të forta (tableta, kapsula)
  • forma gjysmë të forta (vajra, kremra, xhel)
  • forma të lëngëta (shurupe)

STAFI YNE DHE PERFAQESUESIT MJEKESORE JANE BURIMI YNE ME I VYER.

Ne e vlerësojmë cdo person për profesionalizmin dhe bashkëpunimin e tyre. Stafi ynë është i përbërë nga shumë individë të talentuar me aftësi dhe eksperienca të ndryshme. Më e rëndësishmja, gjithsecili prej nesh ka një angazhim te thelle për ta bërë TRESI FARM një nga kompanitë më të mira farmaceutike në Shqiperi. Ne të gjithë duam të sjellim zgjidhje të rëndësishme të kujdesit shëndetësor për njerëzit në nevojë. Kjo është thelbësore për atë që bëjmë dhe mendojmë.

Gjatë aktivitetit të vetë Tresi Farm ka qenë i suksesshëm duke shtuar gamën e produkteve të tregtuara si dhe duke nenshkruar kontrata të reja me furnizues të rinj nga Italia (Genetic SpA, "Nea Pharma srl", "UGA Nutricals srl", "Farmin Laboratories" "Tecnopharma srl "), Portugali (" ATRAL LABORATORIOS "," MEDICINAL SHPENZIMET E KONSUMATORËVE - PRODUTOS FARMACEUTICOS, LDA","LABORATORIO MEDINFAR", "GENERICOS PORTUGUESES LDA"), Belgjikë ("Laboratoires SMB"), Serbi ("Esensa Doo").

NE RRITEMI ME INOVACION DHE E ASIMILOJME ATE NE TE GJITHA ASPEKTET E BIZNESIT TONE,ETIKES,INTEGRITETIT DHE NDERSHMERISE.

Albania

 

Shqiperia eshte nje vend I pavarur ne Europen lindore.

Ajo shtrihet ne pjesen perendimore te gadishullit te Ballkanit ku kufizohet ne veriperendim nga Mali I Zi, nga Kosova ne verilindje, nga Maqedonia ne lindje dhe nga Greqia ne jug. Ajo ka dalje ne bregdetin Adriatik ne perendim dhe me bregdetin Jonian ne jugperendim.

Shqiperia ka nje siperfaqe prej 28748 km2 dhe popullsi mbi 3.5 milion banore, prej te cileve me shume se 900.000 jetojne ne zonen qytetare. Pas renies se pushtetit komunist ne 1991, Shqiperia ka hasur nje periudhe te veshtire ne demokraci dhe tregun e lire.

Shqiperia eshte pjesetare ne NATO qe nga viti 2009, dhe ka qene nje kandidat I mundshem per t’u futur ne Bashkimin Europian qe nga Janari I vitit 2003 dhe aplikoi zyrtarisht per anetaresim ne BE ne 28 prill 2009. Shqiperia konsiderohet si nje faktor kryesor ne mbajtjen e stabilitetit rajonal duke mbeshtetur pavaresine e Kosoves dhe duke zgjidhur debatet politike ne Ballkan.

Trashegimtare e qyteterimit te lashte Ilir, Shqiperia ka bere progres te dukshem ne zonen ekonomike sociale dhe kulturore gjate viteve. Tranzicioni I Shqiperise nga nje ekonomi e planifikuar socialiste ne kapitalizmin e tregut te lire ka qene shume I suksesshem pasi ka shenja te rritjes te investimeve ne vend.

Ne te njejten kohe, qeveria po permireson zhvillimin e turizimit dhe po ben perpjekje te shumta per te mirembajtur mjedisin.

Image

Rreth Tresi Farm

Tresi Farm sh.pk u profilizua si shpërndarës kryesor farmaceutik që ka në fokus importimin, marketingun dhe shpërndarjen e produkteve që gëzojnë të drejta ekskluzive nga kontratat e nënshkruara me partnerët jashtë Republikës së Shqipërisë.

Artikujt e fundit

06 Janar 2022
06 Janar 2022
06 Janar 2022
©2024 Tresi Farm. All Rights Reserved.

Search